Deri të dielën në Maqedoni do të mbaj mot kryesisht i qëndrueshëm dhe i ngrohtë.
Në vazhdmisësi do të ketë një rritje graduale të temperaturave ditore, thanë nga Instituti Hidrometeorologjik i Maqedonisë.
Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit do të fryjë erë e fortë veriore.
Temperaturat minimale deri në fund të javës do të lëvizin nga 10 deri në 23 gradë, ndërsa ato maksimale ditore do të lëvizin nga 30 deri në 39 gradë.
Një ulje e temperaturave për disa gradë pritet të ndodh në javën e ardhshme.