Deri në 30 minuta pritje për testim për COVID në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë

January 30, 2022
1 minut lexim

Qendra e Mjekësisë Familjare numër 4 në Prishtinë në rrugën “Xhemajl Ibishi” prej dje është duke funksionuar si qendër testimi me teste të shpejta antigjenike.

Bashkë me ambulanten në Qendrën e Studentëve te mensa janë dy qendrat e testimit të shpejtë në kryeqytet.

Qytetarët që ishin gjatë ditës së sotme në këtë qendër ishin të kënaqur me procesin ndërsa ftuan të gjithë ata që dyshohen ë testohen.

Qytetari, Nehbi Dumolli, tregoi, se iu desh të priste 30 minuta për të bërë testin.

“Jo (nuk prita shumë), të themi gjysmë ore, sot nuk ka pasur shumë 12-13 persona para meje. Ka pasur diçka më shumë por gjithçka ka shkuar në rregull. Patjetër duhet gjithsesi duhet të testohen të gjithë njerëzit që të mos i ngjitet kjo sëmundje dhe të zhduket njëherë dhe përgjithmonë. Mos të hezitojnë të vijnë të gjithë dhe të testohen”, tha ai.

Të njëjtën e thotë edhe Agush Gërguri, një qytetar që zgjodhi të testohet para se të marrë vaksinën e tretë.

“Kemi ardhur që gjysmë ore, ka pasur kallaballëk unë isha i fundit dhe tash e bëra testin dhe po e pres rezultatin, për 10 minuta. Vetëm i kam marrë të dy vaksinat dhe tash po pres rezultatin a te marr të tretën a po jo. Po duhet të ketë por prapë (qendra testimi) po gjendemi diqysh”, thotë ai

Testimet në Qendrën e Mjekësisë Familje, nr 4, në Prishtinë mund të bëhen çdo ditë të javës prej orës 08:00 deri në ora 16:00.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Fshati Çukë në zi”, këto ditë ndërruan jetë 3 të moshuar të vetmuar

Story i radhës

Gjithsej 136 dënime për tejlaim shpejtësie në Tetovë dhe Gostivar

Të fundit nga

OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim

Dhjetë organizata të shoqërisë civile kanë paraqitur kallëzim penal kundër personave të panjohur në BIA dhe polici për përgjimet. Kjo sipas dyshimeve se telefonat e aktivistëve dhe gazetarëve janë “infektuar” me softuerin
ShkoLartë