“Trump Mobile”, kompania e nisur këtë vit nga familja e Donald Trump, ka filluar të shesë telefona të rinovuar, por me çmime dukshëm më të larta se tregu, sipas “The Independent”.
Ndërkohë që mbështetësit e presidentit amerikan ende presin modelin e premtuar “T1,” kompania ka hedhur në shitje modele të përdorura të”iPhone “dhe “Samsung”, të cilat kushtojnë deri në 225 dollarë më shumë se në “Amazon” ose “Best Buy”.
Në katalogun e ri gjenden “iPhone 15”, “iPhone 16”, “Samsung Galaxy S23” dhe “S24”, të gjitha të rinovuara dhe me vetëm një opsion ngjyre, atë të zezë.
Modeli i shumëpërfolur “T1”, telefoni “amerikan që duhej të kushtonte 499 dollarë nuk ka ende date për prezantimin.
Ai u kritikua më herët pasi kompania u detyrua të hiqte pretendimin “Prodhuar në SHBA”, sepse ekspertët e teknologjisë theksuan se nuk ekzistojnë kapacitete për të prodhuar një smartphone 100% brenda shtetit amerikan.
Përveç telefonave, “Trump Mobile” po promovon edhe një plan shërbimi SIM me markën Trump.
Testimet e para nga mediat amerikane e kanë përshkruar shërbimin si të pranueshëm, por pa ndonjë veçori dalluese që ta justifikojë çmimin apo brandimin politik.
Ndërkohë, shumë përdorues në internet kanë vënë re se gjuha e përdorur në reklamat e kompanisë i ngjan teksteve të gjeneruara nga inteligjenca artificiale, me slogane të mbingarkuara dhe premtime të pasakta.
Burimi: botasot.info


