“Deri në 20 mijë euro bakshish për këngëtarin” – ekonomisti thotë duhet të paguhet tatim, “që t’i kthejmë paratë që investohen në dasma”

1 minut lexim

Shifra marrëmendëse qarkullojnë në dasma, dhe për këtë duhet të paguhet tatim – ngaqë ndryshe nuk ka se si të mbushet më mirë arka e shtetit dhe t’i kthejmë paratë, kështu u vlerësua në ClickPlus nga menaxheri i dasmave, Asan Dautoviç dhe ekonomisti, Faton Halili.

Dautoviç, tha se ka pasur raste që një këngëtari i janë dhënë 3 mijë euro bakshish, por ka njohuri për këngëtarë të tjerë që edhe pse paguhen 5 mijë euro, kanë marrë bakshish deri në 3 apo 4 herë më shumë.

“Në rregull nëse një këngëtar merr 8 mijë euro për një dasmë, por problemi është se ata nuk paguajnë tatim ndaj shtetit. Ne investojmë për dasma, por nuk kthejmë paratë nëpërmjet tatimit” – thotë ekonomisti #FatonHalili.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Ҫun Lajҫi e quan ‘dadush’ Vlora Ҫitakun: Sa po ia marr inati Albinit…

Story i radhës

Fushata e Kamala Harris thyen rekord, mbledh 81 milionë dollarë për 24 orë

Të fundit nga