Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ka kritikuar Projektligjin për fertilizim të asistuar.
Ajo ka vlerësuar se ky ligj është problematik sa i përkët nënave surrogate.
Sipas saj, nënat e varfra shndërrohen në fabrika të fëmijëve për çiftet e pasura
“Ligji për fertilizim të asistuar është posaçërisht problematik sa i përket nënave surrogate. Thjeshtë, gratë e varfëra shndërrohen në fabrika të fëmijëve për çiftet e pasura, pa e marrur në konsideratë lidhjen emocionale të nënës surrogate të cilën e krijon me fëmiun që e mban dhe ushqen për nëntë muaj në trupin e saj. Kur ia shtojmë krejt kësaj mundësinë e përfitimit, rrjetet kriminale bëhen gati për trafikim e skllavëri moderne”, ka shkruar Dërguti.