Derbit në Prishtinë e Ferizaj

December 16, 2022
1 minut lexim

Dy ndeshje shumë interesante dhe të forta luhen të shtunën në kuadër të javës së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Nga ora 18:00 në Prishtinë takohen Prishtina e Besa Famgas. Pra, i pari me të dytin në tabelë. Besa Famgas udhëheq me 19 pikë, ndërsa Prishtina është e dyta me 16 pikë.

Kampionia aktuale, Besa, udhëton për fitore dhe për stabilizim në pozitën e parë, pasi lëshoi pikë në mesjavë, kur barazoi me Kastriotin.

Ndërkohë Prishtina do të jap më të mirën për fitore dhe për t’iu afruar Besës në tabelë.

Prej orës 19:00 është derbi tjetër i xhiros në mes të Kastriotit dhe Trepçës. Kastrioti synon të vazhdoi me rezultate pozitive, pasi ndali Besën në barazim. Ndërkohë Trepça është në moment të mirë dhe synon të shënoi fitore të re.

Të dielën është tjetër ndeshje interesante. Nga ora 18:00 takohen Rahoveci e Deçani. Java mbyllet të hënën prej orës 19:30, kur takohen Llapi e Vëllaznimi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rusia intensifikon sulmet, lëshon mbi 60 raketa në territorin e Ukrainës

Story i radhës

EVN Home si Furnizuesi Universal i energjisë elektrike pranoi vetëm një ofertë nga SHA EMV

Të fundit nga

ShkoLartë