derbi vulos fatin e tiranes 680d1e27d5e8d

Derbi vulos fatin e Tiranës

April 26, 2025
1 minut lexim

Te Tirana janë përgatitur për më të keqen, madje edhe rënien nga kategoria.

Fakt është që bardheblutë e këtij sezoni janë edhe më keq se në kampionatin 2016-2017 kur ranë nga kategoria. Atë vit, skuadra kishte grumbulluar 38 pikë në 35 takime dhe e mbylli javën e 36-të me 39 pikë, pas barazimit në Shkodër.

Tirana e këtij sezoni ka dy pikë më pak se atë vit, 36, ndërsa është shumë keq për sa u përket komponentëve të tjerë. Janë 44 gola të pësuar kundrejt 32 në atë vit. Tetë fitore, kundrejt gjashtë dhe 14 barazime kundrejt 18 të këtij viti.

Për të mos folur se në atë kampionat janë shënuar 29 gola, ndërsa këtë vit janë 41 gola dhe bardheblutë kanë 2 pikë më pak.

Për çudi, edhe atë vit, Teuta, Laçi ishin dy skuadra që luftonin për mbijetesën.

HISTORIA – Po a ka mundësi Tirana të mundë Dinamon? Statistikat thonë që po. Tirana, nga viti 2001 e në vazhdim, ka dominuar takimet. Në 25 takime të luajtura mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, bardhebluë kanë fituar 12 herë.

Më saktë, janë 48% të takimeve të fituara. Katër takime janë mbyllur në barazim, ndërsa nëntë ndeshje të tjera janë në krahun e Dinamos.

Në dy dekadat e fundit, në përballjet mes Tiranës dhe Dinamos, ka pasur dy raste kur bardheblutë dhe blutë janë përballur në finalen e Kupës së Shqipërisë. Në të dyja rastet, kanë qenë 26 herë kampionët që kanë ngritur trofeun.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

ushtaret e kfor it sterviten per kontrollin e turmave dhe menaxhimin e trazirave 680d1a6dcce97
Story i mëparshëm

Ushtarët e KFOR-it stërviten për kontrollin e turmave dhe menaxhimin e trazirave

pse lufta tregtare shba kine ndikon ne robotet e elon musk 680d1f1793bf0
Story i radhës

Pse lufta tregtare SHBA-Kinë ndikon në robotët e Elon Musk?

Të fundit nga

ShkoLartë