Derbi në Prishtinë, ferizajaset luajnë në Gjakovë

1 minut lexim

Prishtina – Vushtrria është kryendeshja e javës së tetë në Superligën e hendbollisteve. Kjo ndeshje luhet të dielën prej orës 13:00 në kryeqytet.
Prishtina është e treta në tabelë me nëntë pikë. I ka katër fitore, një barazim dhe dy humbje. Ndërkohë Vushtrria është e dyta me 12 pikë. Ka humbur vetëm një ndeshje.

Të dy skuadrat e shohin derbin si mundësi për të shfaqur më të mirën që e posedojnë aktualisht. Ndërkohë dy skuadrat ferizajase kanë udhëtime për në Gjakovë.

Të shtunën prej orës 18:00 është ndeshja Vëllaznimi – Ferizaj. Kjo është ndeshja e vetme e së shtunës. Të dielën prej orës 14:30 takohen Shqiponja e Kastrioti.
Të shtunën luan edhe lideri dhe kampioni, Istogu, që është mysafir i Jusuf Gërvallës në Deçan (15:00). Dukagjini – Samadrexha luhet prej orës 16:00.
Në Ligën e Parë të hendbollisteve është java e tetë po ashtu..

Të shtunën është ndeshja Drita – Deçani (16:00). Të dielën janë ndeshjet Llapusha – KEK-u (13:00), Prizreni – Ulpiana (16:00), CLICK – Vjosa (18:00)..

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fatime Fetai heq dorë nga gara për kryetare të Prokurorisë së Lartë të Shkupit

Story i radhës

Sot është Dita e Princeshave

Të fundit nga