Këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së tetë në Superligën A, meshkujt.
Ndeshja më interesante e kësaj jave pritet të jetë ajo mes Ferizajt dhe Pejës, të dielën, me fillim nga ora 18:00.
Ferizaj ka mundësi të zvogëlojë diferencën në një pikë me kampionin dhe liderin aktual të Superligës në tabelë, Pejën, e cila ka 16 pikë, dy më shumë se përcjellësi më i afërt, Skenderbeu.
Pejanët në këtë ndeshje futen pas një fitoreje 3-1 kundër G.E Therandës, ndërsa Ferizaj mposhti Lubotenin si mysafir 0-3.
Në takimin tjetër, G.E Theranda luan si nikoqire e Skenderbeut, të shtunën, me fillim nga ora 19:00.
Drita-Luboteni është ndeshja tjeteër, e cila luhet po ashtu të dielën, me fillim nga ora 20:00.