Derbi mes PSG e Juventusit, ja formacionet zyrtare

min lexim

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet një derbi tejet interesant në kuadër të fazës së grupeve të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve.

Stadiumi “Parc des Princes” do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante mes Paris Saint-Germain dhe Juventusit, ku të dy këto skuadra do të kërkojnë me çdo kusht që ta nisin edicionin e ri të kësaj gare me fitore.

Kjo përballje i takon Grupit H të këtyre kualifikimeve, ku së bashku me Juventusin e PSG gjenden edhe Maccabi Haifa dhe Benfica.

Takimi i fundit mes PSG dhe Juventusit daton në muajin korrik të vitit 2017, ku asokohe gjiganti italian regjistroi fitore me rezultat të ngushtë 3:2.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për PSG-nuk do të paraqiten Icardi dhe Pembele, kurse te Juventusi mungojnë Ake, Chiesa, Di Maria, Jorge, Peeters, Pogba dhe Szczesny.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Paris Saint-Germain (3-4-3): Donnarumma; Ramos, Marquinhos, Kimpembe; Hakimi, Verratti, Vitinha, Nuno Mendes; Messi, Mbappe, Neymar

Juventus (3-5-2): Perin; Danilo, Bonucci, Bremer; Kostic, Miretti, Paredes, Rabiot, Cuadrado; Milik, Vlahovic 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Leicester në vështirësi

Story i radhës

Takim lamtumirës i kryetarit të Kuvendit Xhaferi me ambasadoren Bërnz

Të fundit nga