Derbi me Partizanin, Dinamo me mungesa

1 minut lexim

E gjithë vëmendja aktualisht është rikthyer te ndeshjet e Kombëtares, ku kuqezinjtë do të luajnë ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, sfida këto të vlefshme për Nations League.

Por pavarësisht pauzës së kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtares, ekipet vazhdojnë stërvitjen për duelet e radhës në Superiore. Kështu një nga supersfidat e javës së 4-të të kampionatit është dueli mes Partizanit dhe Dinamos.

Derbi është parashikuar të luhet më 11 shtator në “Arenën e Demave”. Takim ky që do të jetë shumë i luftuar. “Blutë” do të vuajnë mungesën e një titullari.

Në sfidën e mbrëmshme me Elbasanin, Bakary Goudiaby u ndëshkua me karton të kuq.

Në këtë mënyrë mesfushori do të jetë i pezulluar për derbin me “Demat”, me stafin e dinamovitëve që duhet të bëjë llogaritë pa shërbimet e tij.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

“Sofalia” me shkollë për 720 nxënës, financohet nga investimi publiko-privat

Story i radhës

Erjola Doçi tregon se ka nisur një lidhje të re me një akademik

Të fundit nga