Derbi italian në afatin kalimtar

1 minut lexim

Ka derbi italian në merkato. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka përfunduar në radarët e dy skuadrave të njohura të Serie A.

Milan dhe Inter tashmë do të garojnë mes tyre për shërbimet e Berat Gjimshitit, i cili pëlqehet shumë nga dy skuadrat në fjalë.

Sipas “TuttoAtalanda” për mbrojtësin “bergamask”, Maldini do të takohet me drejtuesit e Atalantës për të bërë edhe ofertën e parë për shërbimet shqiptarit.

Në ditët e fundit edhe Interi është vënë pas Gjimshitit, me ziklatërit që e kanë piketuar si përforcimin e radhës në mbrojtje, por që tani duhet të përballen me Milanin në merkato në një “derbi” për të fituar shërbimet e Gjimshittit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A keni nevojë të përdorni më shumë krem ​​kundër diellit në ditët super të nxehta?

Story i radhës

Hakerat zbulojnë e-mailin e drejtuar e Edi Ramës! I publikojnë postën private

Të fundit nga