Derbi i madh shqiptar në Maqedoninë e Veriut, luftë për vend të parë! Shabani optimist 

min lexim

Të gjithë janë në pritje të derbit të madh shqiptar në kuadër të javës së 22-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Lideri i kampionatit Struga Trim Lum, do të ndeshet me kampionin në fuqi, Shkupi.

Struga kryeson me 39 pikë dhe ka një më shumë se Shkupi, që gjendet në vend të dytë.

Struga nesër (14.00) ka festë futbolli.

Struga synon të ruajë kreun dhe Shkupi ta marrë atë. 

Futbollisti i Strugës, Bunjamin Shabani, flet në prag të super derbit me FC Shkupin.

“Deri tani gjithçka ka shkuar mirë me përgatitjet për ndeshjen derbi me FC Shkupin.

Gëzon edhe fakti që nuk kemi lëndime. Kemi punuar maksimalisht gjatë gjithë javës, ashtu që besoj se të gatshëm e presim këtë super përballje. Besoj se secili prej nesh do bëjë maksimumin që skuadra në fund të arrijë te fitorja.

Me trajnerin e ri të gjithë lojtarët kanë dhënë më të mirën në stërvitje, vetëm e vetëm që të tregohen para tij, ashtu që secili prej nesh që do të marrë besimin e trajnerit Duro, besoj se do të jap më të mirën dhe do ndihmojë ekipin në arritjen e objektivit””, tha Shabani për faqen e klubit strugan.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Studimi: Njerëzit me inteligjencë të lartë kanë një tipar të pazakontë, ja se çfarë është

Story i radhës

Zanetti: Goli im shpëtoi nga vdekja një njeri

Të fundit nga