Derbi i Bavarisë

Bajern Mynih-Augsburg është takimi i planifikuar për të përmbyllur javën e dytë në Bundesligën gjermane.

Takimi do të luhet ditën e dielën në tempullin e “Allianz Arena”-s, e ku Kejn me shokë do të përpiqen të ruajnë trendin pozitiv si në fitore ashtu edhe të golave, pas suksesit me shifrat e pastra kundër Verderit në transfertë.

Bajerni dhe Augsburgu janë të vetmet ekipe që përfaqësojnë rajonin e Bavarisë në ligën gjermane. Ato takohen për herë të 25-të ditën e nesërme, ndërsa statistikat flasin qartë, 18 fitore rekordmenët, 4 suksese për miqtë dhe 2 barazime.

Bajerni numëron 3998 pikë nga nisja e ligës vendëse dhe një fitore me shifra të çfarëdoshme do t’i mundësonte kalimin e kufirit 4000 pikë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Qëlluan me armë efektivët shqiptarë në kufi me Kosovën, burg pa afat për 6 sirianët

Story i radhës

“Ne mes Fredi, jo deti”, Rama: Himara, arene gladiatorësh? Një shfaqje e vjetëruar

Të fundit nga