Barcelona e përmbylli vitin 2022 me një barazim dhe ndaj rivalit të qytetit, Espanyol.
Derbi i madh i Barcelonës apo i katalunisë, ka përfunduar me rezultat 1:1.
Një derbi i nxehtë dhe me dy kartona të kuq: Alba i Barcelonës (pas dy të verdhëve dhe Vinicius Souza i Espanyolit (pas dy të verdhëve).
Alonso në minutën e 7-të kaloi në epërsi Barcelonën dhe në pjesën e dytë, në minutën e73-të, Joselu nga penalltia ka barazuar rezultatin 1:1.
Pas javës së 15-të, Barcelona kryeson me 38 dhe Espanyol është i 16-ti me 13.