Në mesjavë do të fillojë xhiroja e 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Të mërkurën janë në program për t’u zhvilluar tri ndeshje, ku interesante pritet të jetë ndeshja mes Gjilanit dhe Prishtinës.
Kurse, të enjten do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera, me vëmendjen kryesore në Suharekë, ku do të takohen Ballkani me Dritën.
Gjyqtari kryesor për këtë takim është Genc Nuza.
Orari, vendi dhe zyrtarët e ndeshjeve për xhiron e 31-të.