deputetja saliu distancohet nga votimi i qeverise kunder rezolutes palestineze qeveria duhet te shpjegoje kete votim te paprecedente 67f615606b248

Deputetja Saliu distancohet nga votimi i Qeverisë kundër rezolutës palestineze: Qeveria duhet të shpjegojë këtë votim të paprecedentë

April 9, 2025
1 minut lexim

Deputetja e koalicionit VLEN, Imërlie Saliu, ka reaguar për votimin e Maqedonisë së Veriut në OKB kundër rezolutës për palestinezët.

Ajo thotë se veprimi i till është zhgënjyes dhe shpërfill të drejtën e vetëvendosjes për t’i dhënë fund pushtimit izraelit.

“Votimi i Maqedonisë së Veriut në Mars të këtij viti kundër rezolutës së OKB-së për të drejtat e palestinezëve është zhgënjyes. Duke u rreshtuar kundër shumicës dërrmuese, vendi ynë duket se shpërfill të drejtën e vetëvendosjes dhe nevojën për t’i dhënë fund pushtimit izraelit.
UNË si DEPUTETE e Kuvendit të RMV distancohem nga një vendim i tillë i RMV për mbështetjen e gjenocidit, votimin kundër e shohë si shqetësim serioz në qëndrimin e vendit tonë ndaj drejtësisë ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut
Qeveria duhet të shpjegojë këtë votim të paprecedentë dhe të rishqyrtojë pozicionin e saj”, ka shkruar deputetja Saliu.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

zbulohet nje rast i ri i variantit mpox clade ib ne britanine e madhe 67f60f877b281
Story i mëparshëm

Zbulohet një rast i ri i variantit Mpox Clade Ib në Britaninë e Madhe

gjykata kushtetuese do te vendose nese xhaferi e ka diskriminuar apasievin 67f6156522ee2
Story i radhës

Gjykata kushtetuese do të vendosë nëse Xhaferi e ka diskriminuar Apasievin

Të fundit nga

ShkoLartë