deputetja e vv se me akuza ndaj opozites zgjedhjet e reja jane nje mundesi e pashmangshme 6805698a8604f

Deputetja e VV-së me akuza ndaj opozitës: Zgjedhjet e reja janë një mundësi e pashmangshme

April 20, 2025
1 minut lexim

Të shtunën u mbajt seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Por, kjo seancë nuk përfundoi siç ishte paraparë në agjendë.

Në këtë seancë, Lëvizja Vetëvendosje e propozoi Albulena Haxhiun si kandidate për kryetare të Kuvendit. Megjithatë, ajo nuk mori mjaftueshëm vota për t’u bërë kryeparlamentare, duke shkaktuar një tjetër bllokim.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arijeta Rexhepi në një prononcim për “Bota sot” ka hedhur akuza ndaj opozitës, duke thënë se po e dëmtojë funksionalitetin e shtetit.

Ajo ka treguar pse opozita nuk e votoi Haxhiun për kryetare të Kuvendit.

Image

Arijeta Rexhepi

“Situata e djeshme në Kuvendin e Kosovës është dëshmi e një bllokade të thellë politike dhe institucionale ng ana e opozitës, e cila po dëmton seriozisht funksionalitetin e shtetit tonë. Dështimi i seancës dhe pamundësia për të votuar znj. Albulena Haxhiun si kryetare e Kuvendit, sipas mendimit tim, nuk lidhet vetëm me kandidaturën e saj, por është shprehje e një sabotimi institucional”, ka deklaruar ajo.

Po ashtu, deputetja e VV-së ka folur edhe për mosvotimin nga ana e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Veprimet e opozitës tregojnë mungesën e një qasjeje shtetformuese ndaj institucioneve. Ata janë të obliguar me ligj të marrin pjesë në votim. Kur interesi partiak vendoset mbi interesin e qytetarëve dhe mbi nevojën për stabilitet institucional, demokracia fillon të lëkundet”, ka thënë ajo.

Tutje, Rexhepi ka shtuar se janë të angazhuar për formimin e institucioneve, por nuk i ka përjashtuar zgjedhjet e reja.

“Ne jemi të angazhuar për të formuar institucionet në përputhje me mandatin që na është dhënë. Megjithatë, zgjedhjet mund të jenë një zgjidhje e pashmangshme dhe ndoshta jemi tashmë në rrugë drejt tyre edhe pse opozita as nuk është e gatshme, e as nuk ka guximin të përballet me zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka përfunduar Rexhepi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

publikimi i votes e ben ate te pavlefshme juristi apel per votuesit nga diaspora denoheni deri ne 3 vite burg 6805602913abb
Story i mëparshëm

“Publikimi i votës e bën atë të pavlefshme”, juristi apel për votuesit nga diaspora: Dënoheni deri në 3 vite burg!

alcaraz humbet finalen e barcelones zverev triumfon ne mynih 68056d4a1c108
Story i radhës

Alcaraz humbet finalen e Barcelonës, Zverev triumfon në Mynih

Të fundit nga

ShkoLartë