Deputetja e VLEN-it godet ashpër Bujar Osmanin: “Pacienti që nuk e shëroi kurrë është NDËRGJEGJA e tij!”

May 11, 2025
1 minut lexim

Ish ministri i BDI-së, Bujar Osmani, në një postim në facebook, ka shkruar: “Nata e qetë në klinikë… për momentin.” Një fjali që do të kalonte pa u vënë re, sikur të mos vinte përgjigjja therëse e një deputetes së koalicionit qeverisës VLEN, Saranda Imeri Stafai.

“Nata e qetë në klinikë… për momentin”, shkruan Bujar Osmani, mjeku që për 20 vjet nuk ka lënë post politik pa provuar, nga ministër i çdo gjëje, deri te diplomat i gjithësisë. I vetmi pacient që s’e ka shëruar dot asnjëherë është NDËRGJEGJA e tij”, i është kundërpërgjigjur deputetja në një reagim të menjëhershëm, duke e goditur drejtpërdrejt karrierën e tejzgjatur dhe shpesh të kontestuar të Osmanit.

“Qetësi në klinikë, po jo në drejtësi!”, përfundon deputetja, duke e vënë në pah dallimin mes rehatisë personale dhe heshtjes së sistemit gjyqësor ndaj figurave të komprometuara të tranzicionit.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Fletët e votimit nuk ishin sipas procedurës, klasifikohet e parregullt një kuti në Kamëz!

Story i radhës

Flet profesori universitar: Sali Berisha është rreshtuar vazhdimisht në përkrahje të Kosovës, ndërsa Rama tek kryekrimineli Vuçiç dhe Serbia fashiste

Të fundit nga

Bekim Sali: E ardhmja jonë është NATO dhe BE!

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali në rrjetin social facebook ka shkruar se fjalimet në sesionin pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në kuadër të përvjetorit të Marrëveshjes së Dejtonit, nga Sekretari
sqmken
ShkoLartë