Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryekuvendarit Glauk Konjufca, i cili mbrëmë ka thënë se e kanë menduar si “deal” të mirë që pa ia shtuar Kosovës asnjë barrë shtesë nga Marrëveshja e 2013-ës të merret njohja de-facto nga Serbia.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se VV-së të gjitha marrëveshjet e Thaçit kanë me iu dalë të mira.
Sipas Musliu-Shoshit do t’iu duhet kohë derisa ata t`i kuptojë se këto marrëveshje janë të mira.
““Deal-at “ apo në shqip “marrëveshjet” e THAÇIT kanë me ju dalë të mira, siç po thotë Glauku, veç iu duhet kohë me i kuptu. Siç po duket, për Kosovën do të bëhet vonë. Fatkeqësisht!”, ka shkruar ajo.