Deputetja e BDI-së reagon ndaj Kasamit: Hiç më larg se sot, Gashi na dërgoi mesazhe vetëm në maqedonisht

October 8, 2024
1 minut lexim

Dijana Toska, deputete e BDI-së ka reaguar pas deklaratës së liderit të Besës – VLEN, Bilall Kasami në Click Plus në TV21 ku thotë se me ardhjen e Arfim Gashit në krye të Kuvendit, është avancuar gjuha shqipe.

Kasami si krahasim mori paraardhësin e Gashit, Talat Xhaferin nga BDI, që sipas tij “mesazhet te deputetët i dërgonte vetëm në maqedonisht, e kurse Gashi në dy gjuhë”.

Toska për këtë publikoi fotografi ku thotë se është mesazhi që i është dërguar nga shërbimet e Kuvendit, asaj si deputete shqiptare, dhe është vetëm në gjuhën maqedonase.

“Hiç ma larg se sot mesazhet nga Kuvendi përsëri mua si deputete shqiptare më erdhën pa GJUHËN SHQIPE!
Bilall Kasami mos flet përralla se gjoja Talat Xhaferi i ka dërguar njoftimet në maqedonisht e Afrimi po na dërguaka në dy gjuhë!
Mos gënjeni!”, shkroi Toska në reagim.

Burimi: tv21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kasami: Ahmeti është në zor, po dërgon mësit gjithandej

Story i radhës

Tesla ‘tërheq’ 27,000 Cybertrucks për shkak të një problemi me kamerën e pasme

Të fundit nga

ShkoLartë