Pasi i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se “Kosova ka garanci të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deputetja e AAK’së, Albana Bytyqi, tha se Kosova është shumë me fat që ka miqësi të fuqishme me SHBA’në.
Sipas saj, kjo lidhje kaq e veçantë nuk duhet të dëmtohet.
“Jemi krenarë dhe shumë me fat që Kosova ka miqësi të fuqishme me SHBA-në dhe kjo lidhje kaq e veçantë asnjëherë nuk duhet të dëmtohet.
Në rrugëtimin tonē të shtetndërtimit Amerika ishte aty për ne, është ende me ne dhe do të vazhdojë të jetë krah nesh! Zoti e bekoftë Amerikën dhe popujt tanë!“.