Sot kisha nderin të jem e ftuar në Konferencën vjetore të rishikimit- “Reformat në sektorin e inteligjencës dhe sigurisë në Maqedoninë e Veriut”, e cila është një ngjarje e nivelit të lartë në kuadër të Programit për reforma në sektorin e inteligjencës dhe sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (2021-2026), të zbatuar nga DCAF dhe mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian, Holanda, Suedia dhe Zvicra.
Diskutimi ofroi një pasqyrë për progresin, arritjet dhe sfidat aktuale për reforma në sektorin e inteligjencës dhe sigurisë.
Poashtu, theksi u vendos edhe tek prioritetet dhe hapat që duhen ndërmarrë drejt një sektori më të përgjegjshëm dhe efektiv të sigurisë dhe inteligjencës, duke përfshirë kërkesat për negociatat me Bashkimin Evropian.
#DCAF
#siguriaedrejtëeqytetarit