Deputeti shqiptar në Serbi: Beogradi s’mund të anojë kah Lindja, është shumë i varur nga Perëndimi

April 1, 2022
1 minut lexim

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se nuk është Serbia ajo e cila e garanton stabilitetin e Ballkanit dhe se ajo varet shumë nga Perëndimi.

“Presioni i Perëndimit ndaj Serbisë për të vendosur qëndrimet e saj, për të marrë rrugën e duhur dhe për t’iu shmangur ekuilibrimit që po e zbaton me vite dhe në mënyrë të suksesshme, me Pekinin, Moskën, Uashingtonin dhe Brukselin. Serbia do të duhet të orientohet përfundimisht në njërën anë. Serbia, e cila pavarësisht se është nostalgjike ndaj Rusisë, pavarësisht interesave strategjike me Rusinë, e ka të vështirë të marrë anën e lindjes, ndërkohë që investimet e saj, në masën më të madhe, varen nga investimet e BE”, tha Kamberi në A2 CNN.

“Nëse Serbia do të merrte një përkrahje të drejtpërdrejtë ndaj Rusisë, mund të jetë një bazament që Moska mund ta përdorte për të destabilizuar Ballkanin. Megjithatë, situata nuk është kaq e thjeshtë, pavarësisht nostalgjive historike që kanë me Rusinë, Serbia është shumë e varur nga Perëndimi. Ajo është e rrethuar nga NATO dhe nuk është Serbia ajo që garanton stabilitetin rajonal, është prezenca e NATO gjithandej që nuk do ta lejojë një Serbi të Vuçiç apo të dikujt tjetër që të destabilizojë Ballkanin”, tha Kamberi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjilanasi te vëllai, hajnat ia vodhën 4 mijë e 100 euro para e stoli

Story i radhës

Besimtarët e vendeve të rajonit falin namazin e parë të teravisë

Të fundit nga

ShkoLartë