deputeti serb viola von kramon it duhet ti ndalohet hyrja ne serbi 64e742202b772

Deputeti serb: Viola von Kramon-it duhet t’i ndalohet hyrja në Serbi

August 24, 2023
1 minut lexim

Deputeti i Partisë Progresive Serbe (SNS) Vladimir Gjukanoviq tha se të gjithë ata që financojnë organizata joqeveritare dhe mbështesin, siç tha ai, ekstremistët e majtë të gjelbër, duhet të ndalohen të hyjnë në Serbi.

Gjukanoviq ka thënë për agjencinë Beta se është i kënaqur që ish-zëvendës presidentes së Qeverisë së Malit të Zi, Jovana Maroviq i është ndaluar hyrja në Serbi dhe se edhe eurodeputetes Viola von Kramon duhet të ndalohet hyrja.

“Vendimi për ndalimin e hyrjes së ish-ministrit malazez në Serbi është plotësisht i saktë. Kushdo që mbështet ekstremistët e majtë të gjelbër në Serbi si Viola von Kramon dhe që udhëheq një fushatë për pavarësinë e Kosovës dhe minon këtë vend duke financuar organizata të ndryshme joqeveritare që krijojnë kaos, duhet t’i ndalohet hyrja në Serbi”, beson Gjukanoviq.

I pyetur për të komentuar në këtë kontekst reagimin e Qeverisë së Serbisë për ndalimin e hyrjes së muzikantit Goran Bregoviq në Moldavi, Gjukanoviq tha se Bregoviq nuk ka financuar asnjë aktivitet kundër atij vendi.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ndodh serish makina del nga rruga dhe futet brenda ne lokal ne kombinat 64e73d3912fa5
Story i mëparshëm

Ndodh sërish! Makina del nga rruga dhe futet brenda në lokal në Kombinat

tetove perfundon ne polici pronari i deponise qe shau dhe kercenoi punonjesit e mediave 64e745e7a3d88
Story i radhës

Tetovë, përfundon në polici pronari i deponisë që shau dhe kërcënoi punonjësit e mediave

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia
ShkoLartë