Deputeti opozitar i LSDM-së kërkon që të vendoset edhe një orë shtesë e tarifës së lirë: VMRO vazhdon politikat tona /VIDEO

1 minut lexim

“Sigurimi i energjisë elektrike me çmimet, të cilat nuk lejuan çmime shok për qytetarët në kohën e krizës më të madhe energjetike dhe ekonomike, vazhdojnë edhe nga kjo Qeveri e cila filloi me punë para dy ditësh”.

Kështu deputeti i LSDM-së opozitare, Dimitar Kovaçevski ka akuzuar se Qeveria VMRO – VLEN – Znam janë duke vazhduar politikat e Qeverisë së udhëhequr nga LSDM në pjesën e energjetikës.

Kërkoi që vendoset edhe një orë shtesë e tarifës së lirë.

“Përsëris edhe njëherë, se paraqet vazhdim i politikave të mira në furnizimin e pandërprerë me energji elektrike. Në mënyrë shtesë të shikohet edhe mundësia që të vendoset edhe një orë shtesë e tarifës së lirë për qytetarët, edhe atë nëpërmjet furnizuesit universal, i cili u zgjodh sërish të jetë furnizues universal për tregun e rregulluar”, tha Kovaçevski në seancën e Komisionit ku shqyrtohet Ligji për energjetikë, transmeton TV21.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Sveçla ftohet për intervistim nga Prokuroria, zbulon arsyen

Story i radhës

“Ekstradimi i Durim Bamit nga Dubai dhe divorci Meta-Kryemadhi nuk janë rastësi”/ Gazetarja e njohur bën paralajmërimin e fortë: Ja çfarë ndodh nëse ai flet

Të fundit nga