Deputeti i VV-së: Jo veç shkarkim, Ekipi Menaxhues do duhej të ishte edhe përballë drejtësisë

May 5, 2023
1 minut lexim

Vetëm shkarkimi i Ekipit Menaxhues për draftimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duket se për dikë nuk është i mjaftueshëm.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba në “Prime Time” ka thënë se përvec shkarkimit në një demokraci normale ku drejtësia është në nivelin e duhur, ky grup ekspertësh do duhej të ishte para drejtësisë.

“Pra për sa ne po flasim ata do duhej të ishin përballë një mekanzimi të drejtësisë, të konsiderohej se në çfarë mase dhe arsye kanë dëshiruar me ndryshu rendin ligjor në Kosovë. Pra qasja e tyre çka ka prodhur, puna e kontrubiti i tyre do duhej tashmë të ishte në një procec tashmë të vlerësimit të efektit të punës së tyre.”, tha ai në “Prime Time”.

Largimi nga puna e këtij Ekipi Menaxhues, sipas deputetit të partisë në pushtet, nuk është një shkelje, madje efekti i punës së tyre do duhej vlerësuar.

“Nuk e konsideroj që është shkelje e marrëveshjes. I mbetet Qeverisë me argumentu të kundërtën. Nuk e konsideroj shkelje, mund të pajtohem se është vonuar vendimi, por shkelje nuk e cilësoj sepse e ka sjell një dokument ku në raste të tjera, masa tjera, situata normale të një vendi me demokraci më të plotë dhe më efekte juridike më të mëdha ata do të konsideroheshin si pretedent për me shkel jo veç rendin kushtetues por edhe më shumë.”, përfundoi ai.

Me 2 maj, Kurti dhe Vuçiqi u takuan në Bruskel në një takim trepalësh të mbështetur nga BE-ja.

Në këtë takim u publikua Deklarata për Personat e Zhdukur, por që pati mospajtime për statutin e Asociacionit ku Ekipi Menaxhues paraqiti draftin e tyre, por edhe pala kosovare ‘’draft-vizionin’’ e saj.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Drama e familjes shqiptare/ Humbën djalin e vetëm në një aksident, pasi e varrosën në Shqipëri, prindërit s’lejohen të hyjnë në Greqi

Story i radhës

​Këshilli i Evropës mbush 74 vjet

Të fundit nga

E pazakontë – Xhoni në xhiro me majmun

Rap-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, gjatë këtyre ditëve ndodhet në Dubai. Kjo për të xhiruar videoklipin e tij të ri, të cilin do ta sjellë së shpejti për fansat. Por, ai
ShkoLartë