Deputeti i VV-së i reagon ashpër Pacollit: Milioneri që nuk ka njohuri për veprimet e Vuҫiqit ose po bën argatin e tij

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli në një postim të tij në Facebook ka kritikuar rëndë Behgjet Pacollin, pas deklarimeve të fundit, që ai kritikoi Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurtin dhe përfshiu edhe Presidentin serb, Aleksandër Vuҫiq.

Avdyli shkruan se një milioner sikurse Pacolli ose nuk ka informacione për veprimet e politikanëve serb si Vuҫiq, ose po bën argatin e tyre.

Avdyli ndër të tjera shkruan se ‘është për keqardhje që në Kosovë veprojnë akoma politikanë të tillë’.

Postimi i plotë:

“Vuçiqi,e Osmani /Kurti duhet lënë anash sulmet dhe provokimet ndaj njëri tjetrit që të vendosin një nivel minimal të respektit si palë në dialog…etj”.

Këtë deklaratë si thirrje për dy palët nuk e ka dhënë as Kryetari i OKB-së, as ndonjë zyrtarë  i BE-së, por as ndonjë president i Kazakistanit apo ndonjë Stani tjetër por një kryetar partie Kosovare, ish president, e deputet i tanishëm i Parlamentit të Kosovës me emrin Bexhet Pacolli.

Një biznesmen që po bën miliona në Kosovë e që është zgjedhur për të mbrojtur interesat e Kosoves si politikan e deputet, ose jeton në një botë paralele, nuk ka informatë për deklarimet e veprimet e politikanëve Serb si Vuçiqi ose po bën argatin e tyre derisa po bën barazimin e deklarimeve të Presidentes Osmani, KM Kurti me veprimet e deklarimet mohuese per te kaluarën gjenocidiale Serbe e kercënuese për egzistencen e tashme të shtetit të Kosoves që bëjnë politikanët Serb.

Thënë më së buti është për keqardhje që në Kosovë veprojnë akoma politikanë të tillë. Nuk mund dhe nuk guxojmë të barazojmë  luftën politike të Kosovës me Serbin që nuk njeh as qenjen e shtetit të Kosoves e që ka bërë gjithë të këqijat për një shekull ndaj shqiptarëve e që akoma lufton me çdo mjet  kundër lirisë, pavarësisë e egzistences tonë edhe si njerëz të lirë .

Po fatmirësisht koha e sojit të politikanëve të tillë si Bexheti ka kaluar dhe tani falë votave të qytetarëve kemi gjeneratë tjetër të politikanëve të menqur, të vendosur e patriotë si Presidentja Osmani e KM Kurti.

Story i mëparshëm

​Meta paditet për reklama të rreme investimesh në Japoni

Story i radhës

Taravari: Unë jam mjek, di dhe kam të drejtë të jap ilaçe

Të fundit nga