Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, ka theksuar se në propozimin 11 pikësh të BE-së përmendet njohja e simboleve kombëtare.
“Nuk mund t’ia njohësh një Organizate Jo-Qeveritare, ose një asociacioni, simbolet shtetërore”, është shprehur Bajrami.
Më tej, ai në Info Magazine ka folur edhe për pikën 7 si prej më të diskutueshmeve.
“Në marrëveshje nuk përmendet askund autonomia, por vetëmenaxhimi. Është term ligjor që e njeh edhe Kushtetuta e Kosovës. Komunat në Republikën e Kosovës kanë të drejta të vetëmenaxhimit. Për aq sa kemi analizuar ne kjo nuk nënkupton kompetenca ekzekutive”.
Bajrami ka thekuar se në fjalimin e tij nuk ka qenë Shefi për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell që ka përmendur asociacionin.