Deputeti i VV-së: Aktakuza për rastin Banjska është lajm i mirë, por i vonuar

September 23, 2024
1 minut lexim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, aktakuzën e ngritur ndaj 45 personave nga Prokuroria Speciale lidhur me sulmin e armatosur në Banjskë, e ka quajtur të vonuar.

Ndonëse e vonuar, Rrustemi tha se prap mbetet lajm i mirë.

“Është me rëndësi që akti i agresionit dhe sulmi terrorist i vitit të kaluar, 24 shtatori të trajtohet nga insitucionet e Kosovës, të fillojnë procedurat e gjykimit dhe paralelisht Institucionet e Kosovës të kërkojnë ekstradimin e Radojiçiqit dhe të tjerëve, ndërkohë që me mekanizma ndërkombëtar kudo që Kosova ka qasje dhe rol të jetë në kërkim Radojiçiqit dhe tërroristët tjerë,” tha Rrustemi.

Teksa shtoi se nëse kjo aktakuzë do inicohej më parë “do e forconte pozicionin e Kosovës edhe në raportin ose zhvillimet që e kanë pasuar.”

Ndërsa shtoi se pret që institucionet e Kosovës ta trajtojnë aktakuzën për rastin Banjska me efikasitet.

“Shumë prej fakteve e provave kanë qenë të qarta aty për aty, do doja të ngrihej shumë më parë si aktakuzë, uroj që institucionet e Kosovës ta trajtojnë me profesionalizëm.”

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dy rusë dhe një amerikane kthehen nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës

Story i radhës

Vila Vodno është ndërtim pa leje, Mariçiq ka dashur të udhëtojë me avion nga Shkupi deri në Nish

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë