Deputeti i PDK-së: Osmani po bën lojën e shpëtimit të Kurtit

November 27, 2024
1 minut lexim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka thënë se presidentja Osmani është duke bërë lojën e shpëtimit të kryeministrit Kurti.

Sipas tij ata janë në koordinim të plotë dhe se adresimet ndaj Kurtit në fjalimin vjetor të saj nuk japin asnjë efekt te ai.

Berisha ka shtuar se Osmani ato adresime i ka vetëm kozmetikë për vota e për ta ruajtur siç ka thënë ‘votën që e ka grabitur nga Lidhja Demokratike e Kosovës’.

“Osmani po e bën lojën e shpëtimit të Kurtit, janë në koordinim të plotë. Absolutisht kurrfarë efekti nuk japin ato adresime të saj te Kurti, përkundrazi e nxisin edhe më shumë. Këto janë taktizime, të gjitha janë një agjendë e agjenda e tyre është thjesht zhbërja e Kosovës nga sponzorët e tyre. Kishte shtosa në fjalimin e Osmanit që ia kishte shkruar Dejona Mihali, siç ia shkruan të gjithë të tjerëve. Ato i ka vetëm kozmetikë për votë për ta ruajtur votën që e ka grabitur nga LDK-ja kur është shkëputur dhe e ka dërguar në VV”, ka thënë ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ibrahimi: Azem Morana mbetet frymëzim për brezat e sotëm dhe të ardhshëm

Story i radhës

Sulmi i Nokës ndaj efektivit/ Avokati: Duhej të ishte arrestuar menjëherë

Të fundit nga

ShkoLartë