Deputeti i PD hedh në tryezë tre propozime për bashkimin e partisë

min lexim

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka hedhur në tryezë tre propozime gjatë diskutimeve në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Sula është shprehur se grupi duhet të shprehet me vonë për rikthyer deputetët e përjashtuar ndërsa ka kërkuar edhe shtyrjen e Kuvendit të datës 30 Prill të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit.

Sula ka deklaruar se gjatë 90 ditëve në vijim duhet të bëhen zgjedhje në seksione, grupseksione dhe degë.

Ai gjithashtu ka kërkuar që të tërhiqet ankimimi në gjykatë i depozituar nga kreu i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj për vendimin që njeh Kuvendin e datës 11 Dhjetor.

“Ju (i drejtohet deputetëve që mbështesin ish kryeministrin Berisha) kërkoni ti merrni të gjitha, por të gjitha nuk mund ti merrni dot. Duhet të ketë kompromis mes palëve. Ne kemi dalë nga një “luftë civile” dhe për këtë duhet marrëveshje.

Propozimi im është ky: grupi parlamentar të shprehet me votë për të rikthyer deputetët e përjashtuar sepse jemi në një situatë të re politike. Nëse grupi parlamentar vendos që deputetët e përjashtuar do të rikthehen, këtu s’ka më diskutim pastaj.

Në të njëjtën kohë propozoj që Kuvendi Kombëtar i thirrur në 30 Prill të shtyhet për pas 90 ditësh. Gjatë këtyre 90 ditëve të bëhen zgjedhje gjithëpërfshirëse në seksione, grupseksione dhe degë. Pasi të ketë mbaruar votimi në këto struktura të thirret Kuvendi për të zgjedhur strukturat drejtuese të PD-së.

Ju thoni që Basha iku dhe i mori të gjitha me vete. Pra meqë ishin gabimet e tij, jemi në një situatë të re politike e për këtë duhet një marrëveshje.

Propozoj gjithashtu që PD-ja të tërhiqet nga apelimi që ka bërë në gjykatë për vendimin për njohjen e 11 Dhjetorit, për ti hapur pikërisht rrugë kësaj marrëveshjeje”, është shprehur Sula.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çelësat i la në kamionetë – hajnat ia morën, por s’ia vjedhin dot drenicasit

Story i radhës

Ushtria ukrainase tallet me rusët, ja çfarë trofeu “të vërtetë” ushtarak kanë kapur

Të fundit nga