Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çela paraqitet në Prokurorinë e Posaçme.
Ai është paraqitur i vetëm në SPAK paraditen e sotme. Sipas burimeve për Panorama.al, Isuf Çela është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për dosjen e Toyota Auris.
Ndërsa Panorama.al ka siguruar momentin kur deputeti demokrat hyn brenda ambienteve të SPAK-ut.
Kujtojmë që pak ditë më parë Isuf Çela, së bashku me 22 deputetë të tjerë, u kallëzuan në Prokurorinë e Posaçme nga policia për djegien e karrigeve në shkallët e Kuvendit.
BURIMI: Bota Sot