deputeti i lvv se ska dobi te konstituohet kuvendi pa marreveshje per presidentin 6a79d6d58b223

Deputeti i LVV-së: S’ka dobi të konstituohet Kuvendi pa marrëveshje për Presidentin

August 10, 2026
1 minut lexim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi thotë se “nuk ka dobi” të konstituohet Kuvendi, pa një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit.

Ai tha në Kosova Live në T7 se me konstituimin e Kuvendit do të niste një “fushatë elektorale.

“Nuk jep dobi ajo. Pastaj ajo është fushatë elektorale. Çdo ditë që kalon pastaj ti e di që je afër zgjedhjeve”, tha ai.

Rrustemi tha se “është e mundur” të arrihet një marrëveshje “nëse ka vullnet politik”.

“Dy ditë më parë thanë jemi shumë afër, më pas thanë jemi shumë larg. Unë nuk e di sa afër e sa larg mund të jemi. Në pikëpamjen tonë është e mundur që shumë shpejt të kemi një marrëveshje nëse ka vullnet politik”, tha ai.

“Duhet të pajtohemi për President konsensual dhe të ulemi të flasim për formatin e partneritetit apo bashkëpunimit”, tha Rrustemi.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ulje e madhe e cmimit te karburanteve nga mesnata 6a79c04d1bea4
Lajmi i mëparshëm

Ulje e madhe e çmimit të karburantëve nga mesnata

mbledhje emergjente e keshillit bashkiak dimal miratohet pavlefshmeria e relacionit per shkrirjen e bashkise 6a79d7501dbe9
Lajmi i radhës

Mbledhje emergjente e Këshillit Bashkiak Dimal/ Miratohet pavlefshmëria e relacionit për shkrirjen e bashkisë

Të fundit nga

ShkoLartë