Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha kërkon që veteranëve të luftës t’u jepet mundësia me ligj që krahas pensionit që marrin ta kenë të drejtën edhe të punojnë, duke mos iu ndaluar pensioni.
Ai thotë se veteranët duhet të përfshihen në Ligjin për Pagën Minimale dhe se gjithëherë do ta kenë përkrahjen e AAK-së.
Berisha thotë se Qeveria po lufton me veteranët.
“Krejt kohën i kemi përkrahë, dhe është e rëndësishme që kjo kategori të përfshihet në pagën minimale se edhe ajo është e vogël, mirë të kenë të drejtë edhe me punu. Tani duhet me ndryshu ligjin që veteranët me punu, dhe të marrin pensionin si shpërblim. Shiko ku është mashtrimi këtu, këta po thojnë që ne po i mbrojmë të drejtat e veteranëve, a në fakt këta duke i mbrojt janë duke i luftuar veteranët. Këta po thojnë që po i mbrojnë veteranët e vërtetë, këta në fakt i luftojnë veteranët e vërtetë”, thotë Berisha.