Për dallim nga ish bashkëpartiaku i tij, deputeti Fadil Zendeli, tashmë ish Deputeti i Lëvizjes Besa, Bastri bajrami ka njoftuar se do të votojë “pro” ndryshimeve kushtetuse.
“Do të votojë pro ndryshimeve kushtetuese”, tha Bajrami për TV21.
Ndryshe, deputeti i vetëm i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli sot për TV21 tha se nuk do të votojë propozimin për ndryshimet kushtetuese ku nuk është i përfshirë propozimi për heqjen e “20%-shit” që i referohet gjuhës shqipe.
Burimi: TV21