Deputetët votuan Risto Penovin për ministër të Vetëqeverisjes Lokale

October 28, 2022
1 minut lexim

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 88-të, u emërua Risto Penov për ministër të Vetëqeverisjes Lokale.

Propozimi që Penov të jetë ministër i Vetëqeverisjes Lokale vjen pasi bashkë-partiaku i tij dhe paraardhësi Goran Milevski dha dorëheqje nga posti për arsye personale.

Ardhja e Penovit në funksionin ministror është rikthimi i tij në skenën politike pas më shumë se 10 vitesh.

Ai u lind më 28 shtator 1957 në Veles dhe postin e parë të lartë që mbajti ishte kryetari i Shkupit. Ai qëndroi në detyrë për dy mandate (1996-2000 dhe 2000-2004), dhe më pas ishte deputet, po ashtu për dy mandate. Nga postet partiake ka qenë sekretar i Partisë Demokratike deri në bashkimin e saj me Partinë Liberale në vitin 1997 dhe më pas ka qenë nënkryetar dhe kryetar i Partisë Liberal-demokratike në periudhën nga viti 1999 deri në vitin 2007.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Blerjet online, Shqipëria në fund të Europës

Story i radhës

Afrim Gashi takon përfaqësuesit e Partisë së Aksionit Demokratik: Alternativa do të jetë gjithnjë zëri i boshnjakëve në institucionet e RMV-së

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë