Deputetët votuan për ndryshimin e ligjit për shoqatat dhe fondacionet në Maqedoni

1 minut lexim

Deputetët pasditen e sotme dhanë mbështetjen e tyre pas procedurës së shkurtuar për kalimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqata dhe fondacione, të paraqitur nga opozita.

Nga 84 deputetë të pranishëm, të gjithë votuan “pro”. Nuk pati asnjë kundër apo abstenim.

Propozimin e ka sqaruar Rashela Mizrahi nga OBRM-PDUKM, duke theksuar se duhet t’i jepet fund hapjes së shoqatave dhe fondacioneve, programet, qëllimet, aktivitetet dhe veprimet e të cilave kanë për qëllim rrënimin me dhunë të rendit kushtetues të vendit, nxitjen dhe thirrje në agresion, si dhe nxitja e urrejtjes kombëtare, racore, fetare ose intolerancës tjetër, urrejtjes, gjenocidit, shfarosjes, përhapjes ose mbështetjes, nxitjes dhe miratimit të fashizmit, nazizmit, nacionalsocializmit dhe “Rajhut të Tretë”, si dhe ndërmarrje e aktiviteteve që lidhen me terrorizmin ose aktivitete në kundërshtim me Kushtetutën.

“Shtatë muajt e fundit kemi qenë dëshmitarë të hapjes së të ashtuquajturit klube kulturore të emërtuara sipas figurave të diskutueshme, nazistëve dhe fashistëve. Ky ligj duhet t’i japë fund hapjes së shoqatave dhe fondacioneve të tilla”, theksoi Mizrahi.

Story i mëparshëm

​Ukrainë, ndodh shkëmbim i 110 të burgosurve mes Moskës dhe Kievit

Story i radhës

Macron: Pas 24 vitesh, Benzema e rikthen në Francë Topin e Artë

Të fundit nga