Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale kanë nisur vizitën në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.
Aktualisht po mbajnë një takim me drejtorin e IKSHP-së, Naser Ramadani dhe pas takimit do ketë deklaratë për medie.
Në këtë takim po marrim pjesë kryetarja e Komisionit, Fatmire Kollçaku dhe anëtarët Bekim Haxhiu, Burim Meta dhe Mirsad Shkreta.
Më pas deputetet e Kuvendit të Kosovës do të vizitojnë edhe hapësirën ku janë të vendosura vaksinat kundër COVID-19.