Deputetët demokratë në SHBA ndërmarrin veprime kundër iniciativave të Trump në kriptomonedha

May 7, 2025
min lexim

Deputetët demokratë amerikanë kanë nisur një ofensivë të shumëanshme ndaj nismave të Presidentit Donald Trump, në fushën e kriptomonedhave, përmes dy projektligjeve dhe një hetimi të një nënkomisioni, me synimin për t’i ndaluar atij përfitimet nga këto iniciativa, shkruan Coin Telegraph, transmeton KosovaPress.

Sipas Chainalysis, rreth dy milionë portofola kanë blerë memecoin-in e Trump që nga lansimi i tij, me një të tretën që kanë humbur para nga ai.

Projektligji “Akt për Zbatimin Modern të Parandalimit të Përfitimeve të Përshtatshme dhe Keqpërdorimeve”, ose Akti MEME, synon të ndalojë zyrtarët federalë të përdorin pozitat e tyre për të përfituar nga memecoin-et, tha senatori demokrat Chris Murphy në një deklaratë më 6 maj.

Nëse miratohet, Akti MEME ndalon presidentin, nënpresidentin, anëtarët e Kongresit, zyrtarët e lartë të ekzekutivit, si dhe bashkëshortët dhe fëmijët e tyre që të emetojnë, sponsorizojnë apo promovojnë një instrument financiar, kontratë të së ardhmes, mall, apo aset digjital, sipas përshkrimit të projektligjit. Shkelësit mund të përballen me gjoba civile deri në 250,000 dollarë dhe detyrimin për të kthyer çdo përfitim te Thesari i SHBA. Gjithashtu, mund të ketë ndëshkime penale, përfshirë gjoba dhe deri në pesë vjet burg.

Përfaqësuesi demokrat Sam Liccardo prezantoi një projektligj shoqërues në Dhomën e Përfaqësuesve. Megjithatë, partia e Trumpit, Republikanët, kontrollojnë të dy dhomat e Kongresit, ndaj ligji do të ketë nevojë për mbështetje republikane.

Ndërkohë, senatori demokrat Richard Blumenthal, anëtar i lartë i Nënkomisionit të Përhershëm për Hetime (PSI), deklaroi më 6 maj se komisioni ka hapur një hetim paraprak për tokenin zyrtar të Trump, TRUMP, platformën Ëorld Liberty Financial (ËLFI) të mbështetur nga Trump, dhe ndërmarrjet e tjera të lidhura.

Si pjesë e hetimit, PSI ka dërguar letra kompanisë që qëndron pas monedhës Trump, Fight Fight Fight, si dhe ËLFI, duke kërkuar dokumente dhe komunikime mes këtyre kompanive dhe organizatës Trump. Blumenthal tha gjithashtu se nënkomisioni kërkon të dijë çfarë masash janë marrë për të trajtuar konfliktet e mundshme të interesit.

Pikat kryesore që ka vënë në pah PSI përfshijnë tarifat që presidenti po përfiton nga tokeni TRUMP dhe rritjen gati 50% të vlerës së tij – nga 9.40 dollarë në 13.65 dollarë – pasi faqja zyrtare e monedhës njoftoi më 23 prill se 220 mbajtësit kryesorë të tokenit do të ftohen në një darkë gala në Shtëpinë e Bardhë.

Menjëherë pas lansimit më 18 janar, monedha Trump arriti vlerën më të lartë historike prej 73.43 dollarë, sipas CoinGecko. Megjithatë, ajo ka humbur që atëherë 85% të vlerës së saj dhe aktualisht tregtohet për 11.13 dollarë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Gullit: Penalltia e Interit nuk ishte, goli i tretë duhej anuluar!

Story i radhës

Kryesia e ASH-së: Nuk jemi dekor politik, por faktor kyç në qeverisje

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë