deponia ne deberc vazhdon te digjet sejdiu pas shuarjes se zjarrit deponia do te largohet 65032da0e35f6

Deponia në Dëbërc vazhdon të digjet/ Sejdiu: Pas shuarjes së zjarrit deponia do të largohet

September 14, 2023
1 minut lexim

Deponia në Dëbërc të komunës së Zhelinës vazhdon të digjet. Edhe pse gjatë ditës së djeshme në këtë deponi intervenuan me avionë nga Drejtoria për mbrojtje edhe shpëtim, kjo deponi ende nuk është shuar.Kryetari i Zhelinës Blerim Sejdiu thotë se përpjekjet janë të kota pasi që zjarri ka hyrë në thellësi dhe është vështirë për tu shuar.

 “Dje ka pasur ndërhyrje  me kërkesën  tonë. Nga Drejtoria për mbrojtje edhe shpëtim dhe Qendra për menaxhim me kriza të dyja na kanë ndihmuar që të na ndihmojnë në këtë aspekt. Edhe ministri punëve të brendshme ka apeluar që të ndihmohet dhe unë u falënderohen pasi që bisedohet për interesin e qytetarëve që të shuhet ai zjarr. Dhe unë personalisht  mbrëma deri ora 2 natës kam qëndruar me ekipin tim që të shuhet ai zjarr dhe kemi parë deri sa është fikur edhe pjesa e fundit, së bashku me zjarrfikësit.”- deklaroi Blerim Sejdiu – kryetra i komunës Zhelinës.

Sejdiu thotë se pas zjarrit do ta pastron këtë deponi , ndërsa arsyetohet me atë se nuk ka dashur që ta harxhojë buxhetin e komunës, dhe për këtë shkak ka kërkuar mjete nga Ministria e ambientit.

“Do të ngelet që ne do ta pastrojmë ashtu siç kemi premtuar. Ne nuk kemi dashur që ta pastrojmë me buxhetin e komunës së Zhelinës se kemi qen në situatë të keqe financiare dhe nuk kam dashur ta dëmtoj buxhetin, dhe pas gjithë kësaj unë do të marr të gjithë masat që ta pastroj atë.”- tha Blerim Sejdiu – kryetra i komunës Zhelinës.

Kjo deponi është krijuar në nga viti 2007.

Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

aksioni i antidroges me 223 te arrestuar brenda nates reagon balla 650324f853b2f
Story i mëparshëm

Aksioni i antidrogës me 223 të arrestuar brenda natës, reagon Balla

borrell kurti nuk e pranoi propozimin e be se per kompromis insiston ne njohjen de fakto 65032e99d017c
Story i radhës

Borrell: Kurti nuk e pranoi propozimin e BE-së për kompromis, insiston në njohjen de fakto

Të fundit nga

Sot riga shiu dhe shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. IHK njofton se vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për riga
ShkoLartë