‘Departamenti i pastrimit’ i Ferrarit shkatërroi tre vetura të falsifikuara, mijëra bluza, orë

min lexim

Si një nga markat më të njohura në botë, Ferrari monitoron me kujdes situatën në treg dhe gjithçka që mban logon e markës dhe nuk prodhohet zyrtarisht. Suksesi i Ferrarit do të thotë që emri dhe logoja e tij janë tërheqëse për ata që prodhojnë mallra të falsifikuara, nga bluzat e deri te veturat.

Por marka italiane ka një qëllim të qartë, të gjejë të gjitha falsifikimet dhe t’i shkatërrojë ato. Siç u raportua së fundmi në Twitter/X, Ferrari ishte përgjegjës për shkatërrimin e më shumë se 400 mijë kopjeve të paligjshme vitin e kaluar.

Midis tyre kishte më shumë se 100 mijë veshje, 17,438 palë këpucë dhe afër 70 mijë orë dore dhe 30,161 kopje të parfumeve Ferrari. U shkatërruan 800 skuter imitues – madje edhe tre vetura false.

Image

Ferrari ishte përgjegjës për shkatërrimin e më shumë se 400 mijë kopjeve të paligjshme vitin e kaluar.

Në fund të vitit 2023, marka nisi një program shpërblimi për njerëzit që gjejnë dhe raportojnë falsifikime.

Madje ka një seksion të veçantë në faqen e internetit të Ferrarit që ju lejon të dërgoni informacione për falsifikimet.

Theksojmë se fotografinë (kryesore) që po e shihni tregon një Ferrari 360 Modena të shkatërruar, dhe kjo është një pasqyrë e mallrave të konfiskuara dhe të shkatërruara. 

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Peshkopët dhunuan seksualisht fëmijët që nga viti 1940, Kisha Katolike kanadeze do të paguajë dëmshpërblim prej…

Story i radhës

Di Gregorio huazohet për një sezon te Juventusi

Të fundit nga