Departamenti Amerikan i Thesarit kërkon koordinim të institucioneve shtetërore kundër mashtrimit në kriptomoneha

1 minut lexim

Mashtrimet dhe hakimet në industrinë e kriptomonedhave shihen me shqetësim nga Departamenti Amerikan i Thesarit dhe agjencia po bën presion segmenteve të tjera shtetërorë të reagojnë.

Sipas Washington Post, agjencia ka publikuar një raport ku kërkon nga rregullatorët e tjerë federalë të adresojnë mashtrimet dhe aktivitetet e paligjshme në kriptomonedha.

Ata kërkojnë që hetimet dhe kontrollet të shtohen si dhe përpilimin e udhëzuesve që ndihmojnë përdoruesit e kriptomonedhave të kuptojnë rreziqet.

Thesari kërkoi më shumë koordinim mes institucioneve shtetërorë dhe më shumë transparencë për aktivitetin e paligjshëm që ndihmon identifikimin e skemave të mashtrimit dhe krimeve të tjera.

Nevojitet një qëndrim më i ashpër duke pasur parasysh rreziqet thotë raporti. Ndërsa proponentët e kriptomonedhave thonë se këta të fundit demokratizojnë shërbimet financiare duke i bërë më të aksesueshme dhe më pak të kushtueshme, Thesari gjeti se nuk ka prova të mjaftueshëm që mbështetin këto pretendime.

Por agjencia nuk hodhi dritë mbi një strategji konkrete për luftimin e këtyre mashtrimeve. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Hakerat nxorën të dhënat e sistemit TIMS, ministrja: Nuk ia kanë arritur qëllimit të tyre

Story i radhës

Do ta gjeni dashurinë atëherë kur të ndiheni të denjë për dashuri!

Të fundit nga