Departamenti Amerikan i Drejtësisë ditën e Hënë tha se kishte konfiskuar 3.36 miliardë dollarë në bitcoin nga një individ i cili kishte marrë në mënyrë të paligjshme mbi 50 mijë bitcoin nën kontroll pothuajse një dekadë më parë në tregun e rrjetit të zi Silk Road.
Prokurori i Distriktit të Jugut të New York-ut tha se James Zhong nga shteti i Georgias kishte pranuar fajësinë më 4 Nëntor për mashtrim në Shtator të 2012. Ai rrezikon deri në 20 vite burg.
Lajmi vjen një vit pasi agjencitë ligjzbatuese konfiskuan 50,676 bitcoinë nga shtëpia e Zhong që asokohe kishin vlerën e 3.36 miliardë dollarëve.
Zyrtaritë zbuluan se bitcoin-ët ishin vendosur në një kasafortë nën tokë dhe në një bord të vetëm kompjuterik i fshehur në një paketim popcorn.
Agjencitë ligjbatuese gjithashtu rikuperuan 661 mijë dollarë në para, 25 monedha Casascius të cilat kishin vlerën e 174 bitcoin, dhe 11,116 bitcoin së bashku me shufra ari dhe argjendi.
Humbja e kësaj sasie parash mbeti mister prej mëse 10 vitesh. Ishte konfiskimi më i madh i kriptomonedhave në historinë e autoriteteve federale Amerikane.
Silk Road ishte një treg online i zi lançuar në 2011 nga Ross Ulbricht. Shquhet si një hapësirë ku pastroheshin para masivisht por edhe shitej drogë. Silk Road u mbyll nga qeveria Amerikane në 2015-ën dhe Ulbricht pranoi fajësinë duke u dënuar përjetësisht me burg. /PCWorld Albanian