denoncim trondites koci alarmon per kercenim dhe shantazh prej 2 000 euro ne kufi me serbine ja mesazhi i tij 6a4ad15395010

Denoncim tronditës: Koci alarmon për kërcënim dhe shantazh prej 2.000 euro në kufi me Serbinë – ja mesazhi i tij

July 5, 2026
min lexim

Avokati Arianit Koci ka publikuar një reagim ku ngre shqetësime serioze lidhur me një rast të ndodhur në pikën kufitare Batrovci/Bajakovo, gjatë kalimit nga Serbia. Sipas denoncimit të një qytetari nga Kosova, të cilin Koci thotë se e ka verifikuar si identitet, ai dhe familja e tij janë ndaluar për kontroll të detajuar nga policia, ku u janë kontrolluar telefonat dhe janë hasur fotografi me flamurin shqiptar dhe të UÇK-së.

Në reagim thuhet gjithashtu se qytetari është kërcënuar me arrestim dhe dërgim në paraburgim në Beograd, si dhe se i është kërkuar një shumë prej 2.000 eurosh për të shmangur ndalimin. Sipas të njëjtit rrëfim, kjo shumë është dhënë nga frika, përcjell “Bota sot”.

Koci thekson se, ndonëse identiteti i denoncuesit është verifikuar, pretendimet për mënyrën e zhvillimit të ngjarjes nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur, duke nënvizuar se nëse ato rezultojnë të sakta, bëhet fjalë për një rast shumë serioz që kërkon hetim. Ai ka bërë thirrje që çdo qytetar me përvoja të ngjashme të kontaktojë autoritetet kompetente dhe ambasadat përkatëse, në mënyrë që rastet të dokumentohen dhe të trajtohen ligjërisht.

Shkrimi i plotë

KUJDES KUR KALONI NËPËR SERBI!

Sonte më kontaktoi Illiri, një qytetar nga Kosova, identitetin e të cilit e kam verifikuar dhe dokumentet e tij i kam në posedim.

Sipas pretendimeve të tij, rreth orës 16:30, gjatë daljes nga Serbia, në pikën kufitare Batrovci/Bajakovo – ai dhe familja e tij janë ndaluar për kontroll.

Iliri pretendon se janë dërguar në një garazh të madh brenda zonës kufitare, ku ndodheshin së paku pesë policë. Sipas tij, aty kanë filluar kontrollin e familjes dhe të sendeve të tyre.

Më tej, ai pretendon se telefonat e familjes janë kontrolluar dhe se janë shikuar fotografitë. Gjithnjë sipas tij, pasi në telefonat e fëmijëve janë gjetur disa fotografi me flamurin shqiptar dhe të UÇK-së, ai është kërcënuar se do të arrestohet.

Më pas është kërcënuar se do të dërgohej në paraburgim në Beograd dhe se fëmijët e tij do të mbeteshin vetëm, nëse nuk u jepte 2.000 euro.

Sipas rrëfimit të tij, nga frika, ua ka dhënë policëve 2.000 euro.

Identitetin e Illirit e kam verifikuar.

Megjithatë, pretendimet për mënyrën se si ka ndodhur ngjarja nuk kam mundur t’i verifikoj në mënyrë të pavarur.

Nëse këto pretendime janë të sakta, bëhet fjalë për një ngjarje jashtëzakonisht serioze.

Ftoj çdo qytetar që pretendon se ka përjetuar trajtim të ngjashëm gjatë kalimit nëpër Serbi të më kontaktojë mua, dhe stacionin e parë policor dhe Ambasadën e Kosovës në vendin ku jetojnë.

Nëse rezulton se ka raste të tjera me elemente të njëjta, ato duhet të dokumentohen dhe të ndiqen përmes rrugëve ligjore.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perdhunoi te mituren ndersa shoku i tij incizoi aktin 6a4abad207007
Lajmi i mëparshëm

Përdhunoi të miturën ndërsa shoku i tij incizoi aktin

zjarri ne drize vihet nen kontroll monitorimi do te behet edhe gjate nates mbi 100 ha ullishte dhe shkurre te shkrumbuara 6a4ad1cf66548
Lajmi i radhës

Zjarri në Drizë vihet nën kontroll, monitorimi do të bëhet edhe gjatë natës, mbi 100 ha ullishte dhe shkurre të shkrumbuara

Të fundit nga

ShkoLartë