Rreth 100-110 ha me shkurre dhe ullishte janë djegur pas rënies së zjarrin në Drizë të Fierit.
Sipas informacioneve të përditësuara nga autoritetet, njoftohet se falë ndërhyrjes në kohë nga ajri dhe forcave në terren, u evituan dëmet në banesa edhe pse zjarri arriti të prekte oborret me bimësi, por pa patur djegie apo dëme në strukturat e banesave.
Për shkak të prezencës së zjarrit në afërsi të banesave u bë evakuimi i përkohshëm i 7 familjeve.
Gjatë natës, vatra e zjarrit do të monitorohet nga dy mjete zjarrfikëse të Mzsh Fier si dhe dy patrulla të Policisë së Shtetit, për çdo riaktivizim të mundshëm.
Burimi: botasot.info


