Dënohet ushtari amerikan që dezertoi në Korenë e Veriut

September 21, 2024
1 minut lexim

Travis King, ushtari amerikan i cili u arratis nga Koreja e Jugut në Korenë e Veriut vitin e kaluar është dënuar me një vit burg.

Ai akuzohet për dezertim në korrik 2023 dhe sulm ndaj një nënoficeri. Megjithatë, gjykatësi vendosi që King mund të lirohej për shkak të vuajtjes së kohës se paraburgimit.

Në seancën në Fort Bliss, ai u deklarua fajtor për pesë nga 14 akuzat ushtarake që ishin ngritur kundër tij. King iu bashkua ushtrisë në janar 2021 dhe ishte në Korenë e Jugut, por më pas dezertoi kur kaloi në Korenë e Veriut.

King i tha gjykatësit se ai kishte vendosur të largohej nga ushtria amerikane sepse ishte “i pakënaqur” me punën dhe kishte menduar të largohej për rreth një vit përpara se të hynte në Korenë e Veriut.

Ai gjithashtu u shpreh se ishte diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor, si dhe u përball me sfida të rëndësishme në jetën e tij, duke përfshirë një edukim të vështirë dhe ekspozim ndaj mjediseve kriminale.

Në atë kohë, mediat koreano-veriore raportuan se ai ishte arratisur për shkak të “trajtimit çnjerëzor” dhe racizmit brenda ushtrisë amerikane. Ai u bë amerikani i parë që u arrestua në Korenë e Veriut në gati pesë vjet.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tensionohet situata në Lindjen e Mesme

Story i radhës

Idrizi me bashkëpunëtorë nderojnë kolonelin Ahmet Krasniqi në 26-vjetorin e rënies së tij

Të fundit nga

Conceicao e sheh të ardhmen te Juventusi

E ardhmja e Francisco Conceicao duket se do të jetë te Juventusi. Lojtari i krahut, i ardhur në huazim kësaj vere nga Porto për një shumë totale 7 milionë euro (përfshirë 2
ShkoLartë