Dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i bandës “Beatles” të IS-it

min lexim

Një militant i grupit të Shtetit Islamik nga Britania e Madhe, i njohur si “Beatles”, është dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë amerikane për përfshirjen e tij në një celulë terroriste.

El Shafee Elsheikh, 34 vjeç, u dënua në prill është shpallur fajtor për pengmarrje dhe komplot për vrasjen e qytetarëve amerikanë dhe mbështetje të një organizate terroriste.

Londinezi me origjinë sudaneze ishte luftëtari i profilit më të lartë të IS-së që doli në gjyq në SHBA.

Veprimet e tij thuhet se kanë rezultuar në vdekjen e katër pengjeve amerikane.

Gazetarët James Foley dhe Steven Sotloff dhe punotorët e ndihmës Kayla Mueller dhe Peter Kassig u rrëmbyen dhe u vranë.

“Urrejtja me të vërtetë kapërceu humanizmin tuaj”, tha familja e Foley në një deklaratë të premten. “Por edhe ju keni humbur – lirinë, shtetësinë dhe kontaktin me familjen. Ne të gjithë kemi humbur”.

E premtja shënon tetë vjetorin e vdekjes së Foley. Nëna e tij, Diane Foley, i tha BBC-së se kur dëgjoi për herë të parë për vdekjen e djalit të saj mendoi se ishte “një shaka mizore”.

Banda “Beatles” e IS-it, përbëhej edhe nga tre persona të tjerë. Kjo celulë mori këtë emër për shkak të theksit britanik të anëtarëve të këtij grupi.

Tre anëtarët: Elsheikh, Alexanda Kotey dhe Mohammed Emwazi, të cilët thuhet se janë pjesë e grupit, të gjithë u rritën në Londrën perëndimore dhe dolën vullnetarë për të luftuar për grupin e Shtetit Islamik në Siri.

Autoritetet amerikane thonë se grupi u preu kokën 27 pengjeve.

Elsheikh ishte i vetmi nga tre militantët që doli në gjyq në SHBA, pasi Kotey u deklarua fajtor për akuzat shtatorin e kaluar dhe Emwazi u vra në një sulm me dron në vitin 2015 në Siri.

Në prill, juria prej 12 personash diskutoi për më pak se gjashtë orë gjatë dy ditëve para se ta shpallte Elsheikhun fajtor.

Gjyqi rraskapitës 11-ditor përfshinte dëshmi nga ish pengjet dhe anëtarët e familjeve të tyre. Ata i përshkruan “Beatles” si një njësi që kënaqej me brutalitetin.

Ndërkaq, avokatët e Elsheikhut thanë se ai “një luftëtar i thjeshtë i ISIS-it”, i cili shkoi vetëm në Siri në emër të “myslimanëve të vuajtur”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rogers i mbyll derën Chelseas

Story i radhës

Ambasadori ukrainas: Mbi 3 mijë ukrainas të larguar nga lufta, të strehuar në Shqipëri

Të fundit nga