Dënohet me 150 ditë burgim i akuzuari se e kanosi gazetarin Kajtazi duke i thënë se do të lyejë me benzinë

November 4, 2024
1 minut lexim

 Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Driton Dobruna për kanosjen e gazetarit Vehbi Kajtazi, duke e dënuar me 150 ditë burgim.  

Aktgjykimi ndaj të pandehurit Dobruna u shpall të hënën nga gjykatësi, Dibran Jusufi raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi Jusufi bëri të ditur se të akuzuarit Dobruna i ndërpritet masa e paraburgimi, ndërsa dënimi ndaj të njëjtit do të ekzekutohet në afat prej 15 ditëve pasi që ky aktgjykim të bëhet i plotfuqishëm.

Prezent në seancën e sotme nuk ishte i akuzuari Dobruna dhe as prokurori i rastit Paulin Pashku, ndërsa mori pjesë i dëmtuari Kajtazi.Ndryshe, në seancën e shqyrtimit fillestar, më 1 nëntor 2024, i akuzuari  Dobruna e kishte pranuar fajësinë se përmes mediave sociale e ka kanosur pronarin e portalit “Paparaci”.

Dobruna ishte arrestuar pas raportimit të kanosjes derisa i ishte caktuar edhe masa e paraburgimit më 11 tetor 2024.

Ndërkohë, AGK-ja kishte kërkuar reagim të organeve të drejtësisë për Dobrunën dhe gjithë ata që kërcënojnë gazetarët.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Atentati në Dobraç/ Policia në kërkim të personit të 3-të, kontrolle në disa klinika

Story i radhës

Tri drejtori përfitojnë nga vendimi i Kuvendit të Prizrenit për ridestinimin e 1.2 milionë eurove

Të fundit nga

ShkoLartë