Dënohen me nga 200 euro pronarët e dy lokaleve në Prizren, nuk respektuan masat e vendosura nga Qeveria

February 3, 2022
1 minut lexim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Prizrenit ka shqiptuar 102 gjoba për personat fizik, të cilët nuk kanë respektuar masat antiCOVID.

Policia bën të ditur se kanë inspektuar sheshe, rrugë, qendra tregtare dhe lokale të gastronomisë..

“Gjatë 24 orëve të datës 2 shkurt 2022 , duke u bazuar në vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19. Gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-covid-19, janë kryer në stacionet policore në Prizren, Prizren-Veri, Suharekë, Dragash si dhe NJRKRR në Prizren”, thuhet në njoftim.

Tutje, Policia thotë se, në zbatim të këtyre masave janë shqiptuar 102 gjoba personave fizik, janë dhënë 21 vërejtje, janë kontrolluar 26 lokale për mos respektim te orarit dhe janë shqiptuar 2 gjoba prej 200 euro ndaj pronareve te lokaleve .

Policia thekson tutje se, aktivitete të tilla do të jenë në vazhdimësi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ministri i Brendshëm tregon detaje nga marrëveshja me Athinën: Jo më mure e tela me gjemba, por…

Story i radhës

Kovaçevski – Stoltenberg: Rusia duhet të vazhdojë dialogun diplomatik

Të fundit nga

ShkoLartë